Moti për dy ditët e ardhshme

E publikuar: 30/07/2020 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm por i nxehtë.

Ky ndryshim parashihet si rezultat i prezencës së vranësirave të ulëta të cilat në pjesën e dytë të ditës pritet të qarkullojnë mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe lokale shiu. Indeksi UV sërish mbetet i lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten për 7-9 gradë më të ulëta se në lartësitë mesatare. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës parashihet të lëvizë deri 11m/s.“, bëhet e ditur në njoftimin e IHMKS-së.