Moti për ditën e nesërme

E publikuar: 18/07/2020 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e diele do të karakterizohet me vranësira të shpërndara”, bëhet e ditur në njoftimin e IHMK-së.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet paraqiten pothuaj konstante me ditët e fundit. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Java e ardhshme parashihet të jetë më e nxehtë, duke bërë që grafiku në fushat termike të shënoj ngritje në të dy vlerat ekstreme.