
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër në vendin tonë do të ketë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.
Ky është njoftimi i plotë nga IHMK:
Moti nesër, 12.07.2020
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.