Moti për ditën e nesërme 05.07.2020

E publikuar: 04/07/2020 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së nesërme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

“Pjesa e parë e ditës do të vijojë me mot me diell, por gjatë pjesës së dytë parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të paqëndrueshme të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull me shpejtësi deri 11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.