Moti për 5 ditët e ardhshme

E publikuar: 02/08/2020 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar që masat e ngrohta të ajrit të ardhura ditë më parë nga Afrika, do të mbesin të qëndrueshme edhe gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme.

“Nga dita e mërkurë, paraqiten kushte tjera meteorologjike. Kjo situatë vije si rezultat i masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat me vete bartin edhe sasi të mëdha të lagështisë. I gjithë ky proces fizik rezulton me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të shoqërohen me stuhi lokale dhe në territore të kufizuara, ekzistojnë kushte për reshje breshëri”, ka bërë të ditur IHMK-ja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-18m/s.