Mot me shi sot në Kosovë

E publikuar: 06/02/2019 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, transmeton Koha.net.

Shtypja atmosferike do të pësojë ulje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s.