Mot i vranët dhe reshje shiu për dy ditët e ardhshme

E publikuar: 10/12/2020 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë, gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu, ndërsa në vise malore me lartësi mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.