Mosrealizimi i projekteve e mbipunësimet, në mesin e gjetjeve të lidhura me shkarkimet në Ibër-Lepenc

E publikuar: 26/04/2020 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Humbjet, mosrealizimi i projekteve e mbipunësimi janë në mesin e gjetjeve, mbi të cilat janë mbështetur shkarkimet në Ibër-Lepenc.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, gjatë një video-incizimi të përbashkët me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se qeveria ka shkarkuar bordin në “Ibër-Lepenc” “duke pasur parasysh këto gjetje”:

-Humbjet — Ndërmarrja ka humbje të akumuluar prej mbi 45 milionë eurosh.

Mosrealizimi i projekteve

-Nuk është realizuar projekti “Riparimi i kanalit kryesor Mihaliq–Besi”.

-Nuk është realizuar projekti “Sanimi i rrëshqitjes së dheut” nga viti 2018. Vlera e kontratës ishte gati 500 mijë euro.

-Qeveria e Kosovës ka marrë 22 milionë euro kredi për Ibër-Lepencin, për të mbështetur projektin “Siguria e ujit dhe mbrojtja e kanalit”. Gjatë tri vjetëve prej se ka filluar implementimi, janë disbursuar vetëm 2 për qind e mjeteve.

Mbipunësimi:

-Ekspertët thonë se Ibër-Lepenci mund të operojë me më pak punëtorë.

-Më 2017, 73 për qind e të hyrave janë dhënë për paga e mëditje. Por ndër­marr­ja ka planifikuar të shtojë punësimin në planin e 2018-tës. Punëtorët e rinj janë punësuar më 2019.

-Nepotizmi — Punësimi mbi baza familjare dhe lidhje me partitë politike është më se i dukshëm në ndërmarrje.