Mosnjohja e simboleve të Kosovës, Vuçiq pyet ambasadorin britanik: Në cilin shtet fitoi Albin Kurti?

E publikuar: 16/10/2019 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbot është takuar dje me liderin e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtin.

Mes Kurtit e Abbot në këtë takim ishte i vendosur flamuri i Shqipërisë, e jo i Kosovës, shteti ku Kurti synon postin e të parit të Qeverisë, shkruan lajmi.net.

E këtë detaj e ka vërejtur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter ai ka pyetur Kurtin dhe ambasadorin britanik në formë ironie, se zgjedhjet e cilit shtet i ka fituar, duke iu referuar flamurit shqiptar.

Postimi i Vuçiq:

Pyetje për ambasadorin e Britanisë në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në cilin shtet? Po ashtu flamuri përball të cilit qëndroni ju, cilit shtet i përket? Do të vazhdoj ta bëj këtë pyetje deri të marr përgjigje.