Mosndërhyrja e institucioneve nxit incidentet dhe fyerjet ndëretnike

21.09.2020 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mosndërhyrja e institucioneve nxit incidentet dhe fyerjet ndëretnike

Incidentet e fundit ndëretnike, të nxitura nga disa grupe të tifozëve maqedonas, kanë rikthyer debatin nëse vendi mund të destabilizohet si pasojë e mosndërhyrjes së institucioneve ndaj elementëve ekstremistë që po përhapin pasiguri dhe mosdurim mes bashkësive etnike.

Incidenti i fundit ndodhi gjatë fundjavës në një lagje të Shkupit, ku një grup i të rinjve maqedonas brohoritën thirrje ofenduese ndaj komunitetit shqiptar, fraza të tilla si: “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”.

Brohoritjet ndodhën derisa rrugës po kalonte një kolonë makinash e dasmorëve shqiptarë, që kishin stolisur makinat e tyre me flamurin kombëtar shqiptar.

Incidenti ishte evituar, ndërsa më pas policia njoftoi për ndalimin e 16 personave. Por, për njohësit e raporteve ndëretnike kjo është e pamjaftueshme.

“Në Maqedoni të Veriut raportet ndëretnike janë shumë të brishta, shumë pak mjafton që ato të ndezen. Provokimet e qëllimet çojnë pikërisht drejt kësaj, andaj provokimeve të tilla duhet menjëherë t’i ndërpritet rruga. Ndodhën dy incidente dhe nuk patëm asnjë ndërhyrje dhe kjo është vërtetë dëshpëruese. Duhej të reagohej që javën e kaluar që të mos ndodhte incidenti i dytë. Reagimi duhet të jetë i shpejtë dhe efektiv. Dëgjova se 16 persona janë ftuar në biseda informative. Kjo për mua nuk është asgjë, duhet të ketë mesazhe të qarta, dënime për këta persona që të mos ndodhin gjëra të tilla në të ardhmen”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari”, të njohur si “Komitët”.

Ata edhe një javë të parë kishin marshuar sheshit të Shkupit me brohoritje të tilla derisa në stadiumin e qytetit po luhej një ndeshje futbolli mes dy ekipeve, një shqiptare dhe një maqedone.

Bashkimi Selmani, ekspert i së drejtës penale, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është hera e parë që institucionet kanë heshtur apo që kanë reaguar vetëm se deklarativisht ndaj veprimeve të tilla, që mund të kenë pasoja të rënda. Ai madje thotë se institucionet duke reaguar në mënyrë selektive, në vend të uljes të tensioneve, ato kanë nxitur edhe më shumë situatën.

“Po të ishte e kundërta, po të ishte komuniteti shqiptar që do të bënte fyerje të tilla, institucionet do të reagonin menjëherë, kemi pasur shumë raste të tillë, ne e kemi parë se si u intervenuar në rastin e hartës së ‘Shqipërisë etnike’, që u vendos në Tetovë dhe autori i saj u dënua me tre vjet burg. Pastaj kemi edhe rastin me ish-kryeministrin (Oliver Spasovski), ku një person u arrestua vetëm pse kishte një kërcënim në Facebook. Kjo do të thotë se maqedonasit e kanë lirinë e plotë që të bëjnë çfarë të duan dhe askush nuk kërkon përgjegjësi”, thotë Selmani duke theksuar se fajtor në gjithë këtë situatë, sipas tij janë edhe partitë politike shqiptare që veprojnë në kuadër të institucioneve, por që nuk bëjnë asgjë për të parandaluar veprimet e tilla që mund të kenë pasoja të paparashikueshme për vendin.

Ai thotë se ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë dhe në veçanti për raste të tilla, nëse merret parasysh përbërja shumetnike e vendit, masat ndëshkuese të jenë të menjëhershme dhe maksimale.

Vllado Dimovski thotë se pas incidenteve të tilla mund të fshihen edhe qarqe tjera, qoftë politike, të cilat përmes tensioneve të tilla synojnë të përfitojnë.

“Strukturat politike duhet të reagojnë menjëherë dhe anëtarësinë e tyre që e kanë në mesin e grupeve të tifozëve ta tërheqin dhe t’ua bëjnë me dije se koha e nacionalizmit ka kaluar. Ne nuk mund të kthehemi 20 vjet pas, meqë ky vend synon Evropën, dhe jo periudhat e shekullit XIX”, thotë Dimovski.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime deri në pesë vjet burg për përhapje të gjuhës së urrejtjes, por deri më tani askush nuk është ndëshkuar për brohoritje e incidente ndëretnike. Incidente të tilla apo fyerje në baza etnike ka pasur edhe nga grupet shqiptare të futbollit, të cilat, këto veprime kanë thënë se i kanë ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj grupeve maqedonase, të cilat në disa raste edhe kanë kryer sulme të rënda fizike ndaj kalimtarëve të rastit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mosndërhyrja e institucioneve nxit incidentet dhe fyerjet ndëretnike

Mosndërhyrja e institucioneve nxit incidentet dhe fyerjet ndëretnike

LVV kundër deklaratave të Trumpit: S’po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë

LVV kundër deklaratave të Trumpit: S’po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë

Osmani thotë e Shqipëria ia ka borxh Kosovës zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Osmani thotë e Shqipëria ia ka borxh Kosovës zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Londra ‘pushtohet’ nga flamujt kuq e zi, shqiptarët marshim paqësor nëpër rrugë

Londra ‘pushtohet’ nga flamujt kuq e zi, shqiptarët marshim paqësor nëpër rrugë

Grenell konfirmon ardhjen në Kosovë

Grenell konfirmon ardhjen në Kosovë

Qeveria Hoti mblidhet nesër me mëngjes

Qeveria Hoti mblidhet nesër me mëngjes

Mustafa premton mbështetje për prodhimet vendore

Mustafa premton mbështetje për prodhimet vendore

Hoti konfirmon takimin me delegacionin amerikan

Hoti konfirmon takimin me delegacionin amerikan

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

Trump: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë – (Video )

Trump: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë – (Video )

Nga një muaj paraburgim ndaj 30 të pandehurve për kontrabandë në Karaçevë

Nga një muaj paraburgim ndaj 30 të pandehurve për kontrabandë në Karaçevë

Drosopulos: Nepotizmi pamundëson luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë

Drosopulos: Nepotizmi pamundëson luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë

Maqedoni e Veriut: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të domosdoshme

Maqedoni e Veriut: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të domosdoshme

2 viktima dhe 61 raste të reja me COVID-19

2 viktima dhe 61 raste të reja me COVID-19

Zemaj: Po komunikojmë me OBSH-në për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19

Zemaj: Po komunikojmë me OBSH-në për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19

Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia është një partnere strategjike

Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia është një partnere strategjike