Mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës, mikrovalët janë gjashtë minuta prapa në Evropën Kontinentale

E publikuar: 23/03/2018 06:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një njoftim për shtyp ditën e Marte, Rrjeti Evropian i Transmetimit të Elektricitetit ENTSO-E tha se furrat, mikrovalët, dhe valët radio janë 6 minuta prapa në Evropën Kontinentale si rezultat i mosmarrëveshjeve të interkonjeksionit mes Serbisë dhe Kosovës.

Orët e pajisjeve elektrike zakonisht tregojnë kohë në bazë të frekuencës së elektricitetit e cila supozohet të jetë 50Hz.

Nëse kjo frekuencë bie poshtë kësaj vlere, orët sinkronizohen me vonesë dhe kështu po ndodh me 25 vende të kontinentit Evropian.

Por çfarë ka të bëjë Kosova me Serbinë këtë mes? Të dy vendet janë pjesë e sistemit Kontinental Evropian të Energjisë ku Kosovës i kërkohet të balancojë furnizimin me kërkesën ndërsa Serbia duhet ta ndihmojë në këtë balancim.

Por gjuha e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës duket se nuk ka funksionuar dhe asnjë palë nuk kërkon zgjidhjen e saj.

Si rezultat kërkesa prej 113 Gigavat në orë e Kosovës e cila nuk përmbushet dot, ka çuar në rënien e frekuencës, por jo deri në atë masë sa të shkaktojë black out.

Zgjidhja më e mirë në këtë rast është të bazoheni në orën analoge ose atë të lidhur me internetin.

Një devijim i tillë i frekuencës nuk ka ndodhur prej kohësh në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Megjithatë ENTSO-E thotë se përsa kohë ekziston ky devijim, rreziku është prezent. /PCWorld Albanian