Mos i vizitoni këto vende, apelojnë ekspertët e sigurisë

E publikuar: 29/03/2016 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspertët mbi terrorizmin një vit më parë paralajmëruan për sulme të mundshme në Evropë. Pas sulmit të fundit në Belgjikë, “Poslovni” publikon një listë e 5 shteteve që duhet shmangurpër shkak të rrezikut të sulmeve terroriste.

Belgjika
Ekspertët mbi terrorizmin ata vendosin Belgjikën në 5 vendet për frikë të sulmeve terroriste. Një vit pas paralajmërimit të tyre, ditë më parë dëgjuam për sulmin e përgjakshëm në kryeqytetin e këtij shteti.

Franca
Shumica e sulmeve xhihadiste terroriste kanë qenë në Francë vitin e kaluar. Viti filloi me një sulm në redaksinë e “Charlie Hebdo”, ku 12 vetë u vranë dhe më pas u vranë 130 njerëz gjatë sulmeve të shumta në kryeqytetin francez.

Gjermania
Ministria e Brendshme gjermane paralajmëroi dy muaj më parë se Gjermania ishte në shënjestër nga xhihadistët dhe dhunuesit. Kjo gjithashtu do të thotë se terroristët mund të përdorin taktika të sulmeve të shumta për të krijuar panik dhe frikë, si në Paris.

Britania e Madhe
Në Britani vitin e kaluar është rritur numri i të punësuarve në agjencitë e sigurisë me 15%. Përveç kësaj, buxheti për sigurinë në trafikun ajror është dyfishuar për shkak të kërcënimeve nga militantët islamikë.

Holanda
Policia hollandeze ka dyshuar për praninë e organizatave terroriste në vend, duke e bërë vitin e kaluar të ndalojnë të dyshuarit më shumë se më parë. Ekspertët besojnë se në Holandë duhet të ketë vendosur disa grupe terroriste.