Mos vendosni fotografi tuajën në CV-në e punës

E publikuar: 10/08/2017 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Padyshim se profilet tuaja në rrjetet sociale kanë ndonjë fotografi tuajën të buzëqeshur, përmes së cilës i ftoni njerëzit t’i eksplorojnë përvojat tuaja profesionale e personale, por mos mendoni ta përdorni të njëjtën taktikë edhe me CV-në tuaj.

Në fakt, shumë punëdhënës preferojnë që kandidatët të mos vendosin fotografi personale kur i dërgojnë rezymetë.

Ekspertët pohojnë se fotografitë personale mund të ndikojnë në mundësitë tuaja të punësimit falë ndikimit që kanë në nënvetëdijen e punëdhënësve.

Fotografitë, emrat personal të cilët lidhen me ndonjë kombësi të caktuar, etj., shpeshherë mund të ndikojnë nëse një kandidat do të merr thirrje për intervistë. /Telegrafi/