Mos u tremb, madhësia e penisit nuk luan rol në seks

E publikuar: 23/03/2015 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E pranoni apo jo, të gjithë e keni matur, ndërkaq akoma nuk e dini se a është mjaft i madh. Përgjigjja është në vijim.

Djelmoshat dhe meshkujt e rritur pranojeni. Të gjithë e keni matur. Me siguri kur keni qenë të rinj, kur për herë të parë keni vërejtur se si ngrihet dhe rritet. Mbase e keni bërë më vonë, kur keni parë që të gjithë, pos jush, e kanë të madh. Apo e kundërta, kur e keni kuptuar se jeni Guliveri midis shkurtabiqëve. Për çka e kemi fjalën? E po e dini…

Të gjithë meshkujt e masin

metri112

Në moment të caktuar të jetës pothuajse secili mashkull e mat gjatësinë e penisit, si garanci që me të është çdo gjë në rregull. Masa e parë është shpikur më 1675, andaj me siguri edhe paraardhësit tuaj e kanë matur që para vitit 1675.

Shumica e meshkujve tërë jetën mbajnë në mend gjatësinë e penisit të tyre. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se si meshkujt, në bisedë me moshatarët e tyre, penisit të tyre i shtojnë edhe ndonjë centimetër më shumë. “Eh… nuk e di saktë, diku midis 16 e 18 centimetra…”, ndërkaq në brekë në të vërtetë fshihet penisi 15 centimetra.

Por edhe kjo është më e madhe se mesatarja. Kjo është e vërtetë, gjatësia mesatare e penisit në ereksion është nga 12.9 cm deri në 14.5 cm, ndërsa gjatësia mesatare e penisit të mashkullit në gjendje të butë është 8.5 cm.

A është vërtet madhësia e rëndësishme? Për disa femra është, ndërsa për disa jo. Meqë nuk ka kuptim të bisedojmë më shumë, t’i shohim faktet.

Çka mendojnë femrat

orgazma333

Në hulumtim, femrat janë pyetur se a janë gjatësia dhe vëllimi i penisit më të rëndësishëm se seksi. 18% kanë thënë se madhësia është shumë e rëndësishme, 22% kanë thënë që më me rëndësi është trashësia, 57% kanë thënë që madhësia pothuajse është e parëndësishme, 53% kanë qenë për trashësinë. 25% kanë thënë që madhësia e penisit në seks nuk ka kurrfarë roli, ndërsa përqindje e njëjtë e femrave kanë qenë për vëllimin.

Pra, studimi nuk ka përcaktuar madhësinë e saktë të penisit, sepse për disa femra penisi i përshtatshëm është ai i  gjatësisë mesatare. Sido që të jetë, më shumë se gjysma e femrave të anketuara thonë që madhësia luan rol të vogël në seks.

Saktësi të hulumtimit mbi gjatësinë e dëshirueshme të penisit nuk ka, me siguri për shkak se femrat nuk kanë ndonjë “gjatësi të plotë” dhe me rëndësi u është vëllimi. Kështu së paku konstaton hulumtimi.

Prandaj, meshkuj nëse në pantallona nuk keni “pasuri të madhe” nuk është kurrfarë tragjedie. Në të vërtetë, femrat në dashuri i kushtojnë më shumë kujdes faktorëve të tjerë, ndërkaq në mesin e tyre me siguri nuk ndodhet në rend të parë madhësia e penisit.