Mos t’i harrojmë miqtë që dhanë aq shumë për Kosovën!

E publikuar: 23/05/2015 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Hafiz Gagica
Një ditë, derisa isha duke nxituar në njërën nga rrugët e shumta të Prishtinës, pasi kisha lën takim me z. Fridrich, në njërën nga kafeteritë në qendër të qytetit, befas takovaMehmet Bardhin. Mehmeti ishte i shoqëruar nga Hysen Ramadani, aktivistë i LDK-së në Gjermani.
Mehmet Bardhi është emër i njohur, për shqiptarët e më gjërë. Ai kreu detyrën si kryetar i LDK-së, në Mal të Zi. Pastajushtroj detyrën e Kryetarit të Komunës së Ulqinit (që ngazgjedhjet e para shumëpartiake, (me 09.12. 1990 dhe deri me1996). Ndërsa që nga zgjedhjet e treta parlamentare(03.11.1996) është deputet në Kuvendin e Malit të Zi.
Në fillimin e viteve të 90-ta (09.09.1990) e koordinuar ngaPresidenti Rugova themelohet LDK-ja, në Malin e Zi.
Bisedat e rastit gjithëherë i nxjerrin në rend të parë kujtimetnga e kaluara jonë e përbashkët. Ato freskojnë dhe rikthejnëkujtimet tona, idealin e atëhershëm, përkushtimin dheperipetitë e shumta. Bashkë, kujtojmë takimet tona në Tiranë, Gjermani e vendet tjera. Ishte kohë e pakohë për Kombin, porkoordinimi mes partive politike ishte i shkëlqyeshëm dhe i pashoq. Ishte koha kur Kryetar i Këshillit Koordinues, ishtePresidenti Rogova.
Ky angazhim e kjo rrugë bartnin, me vete edhe shumëpërjetime të vështira, të cilat u kapërcyen me përkushtimintonë. Shqiptarët në Ballkan, jetonin kohën e tyre të vështirë,angazhimet bartnin me vete rrezikun.
Duke parë se do bëhem vonë për takimin me z. Friedrich, e telefonova dhe i kërkova falje se do vonohem pak. Memirëkuptimin më të madh ai më tha që të përfundoj takimintim me miqt dhe se do të më pres aty ku e kishim lënë.
Në ato çaste, atypari kaloj edhe njëri nga veprimtarët e LKD-së në Prishtinë, z. Florian Dushi. U përshëndetëm dhekëmbyem mes tjerash, shpejtë e shpejtë edhe pak shaka tëkëndshme ashtu siç dijnë vetëm gjakovarët në raste të tillaspontane.
Duke ecur vazhduam të evokojmë, kujtime nga takimet tona tëdikurshme, të veprimtarisë politike kombëtare e intenzive. Kujtime nga takimet e shumta me diplomatë të ndryshëm, përtë ju bërë me dije kërkesat e shqiptarëve. Për të kërkuarpërkrahjen e tyre, të diplomacisë evropiane e asaj amerikane. Hapat na çuan vet deri te shtatorja e Presidentit historikIbrahim Rugova. Aty bëmë disa fotografi. Të vetdijshëm se Rugova dhe i gjithë brezi i tij intelektual, si qëllim meveprimtarinë e tyre letraro-artistike, shoqërore e politike dhembi të gjitha atdhetare, kishin afirmimin e vlerave tonakombëtare. Arritjen e lirisë dhe pavarsisë së Kosovës. Tëdrejtat dhe lirinë për të gjithë shqiptarët, që jetojnë në trojetshekullore stërgjyshore, edhe sot në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, në Maqedoni. E drejtë natyrore, historike, kombëtare e demokratike! Realizimi i këtyre të drejtave, ështëtestament, imperativ që nuk ka alternativë.
U ndamë me Bardhin me shpresë dhe besim se në një tëardhme të afërme shqiptarët do të jenë në gjendje më të mirësociale, politike dhe ekonomike. Si komb dhe si shoqëriduhet, të arrijmë vetëdijësimin e shkallës së nevojshme. Për tëndërtuar besimin mes veti, si vlerë civilizuese dhe e patjetërsueshme. Vlerë kjo e cila , për shumë arsye, të njohurae të panjohura është zbehur. Kjo zbehje është dukuri e palejueshme, e patolerueshme, dhe së fundi e papranueshme.
Rruga për afirmimin e vlerave tona kombëtare në botën e qytetëruar duhet të vazhdoj më bindshëm.
Të synojmë dhe me punë të arrijmë, integrimin në familjen e bashkuar evropiane si dhe në mekanizmat e saj relevantë dukeruajtur identitetin tonë kombëtar.
Për vonesën time u arsyetova para mikut tim! I fola përtakimin e paplanifikuar, por të ngrohët. Për bisedat dheshqetësimet e shqiptarëve, për shqiptarë, që jetojnë nëMaqedoni, Mal të Zi e Luginë. Shqetësimet tona të përditshmedhe që po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Nga pamja e fytyrës dhe buzëqeshja e tij miqsore, kuptova se miku im më kishte mirëkuptuar dhe, më kishte falë përvonesën. Takimi ishte edhe një angazhim e përvojë më shumë, ndërsa unë jam i bindur se nuk do të shkojë huq as ky mund! Spontanisht e me dashamirësi vazhduam bisedën me mikun tim në një atmosferë të këndshme të mëngjesit pranveror në Prishtinë.111111