“Mos shitni trimëri e mos bëni filma – aman votojeni Demarkacionin”

E publikuar: 23/02/2018 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, ka kritikuar deputetët të cilët nuk kanë arritur ta bëjnë ratifikimin e Marrëveshjes kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi
Ai në një shkrim ka lutur deputetët që të mos shesin trimëri dhe të mos bëjnë filma për këtë temë, por ta votojnë Demarkacionin.

“Amani ju kofte mos shitni trimëri, se askush nuk ju blen. Votoni demarkacionin e mos na mbaroni filma”, ka shkruar Peci.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, as në seancën e sotme nuk kanë arritur të gjejnë pajtueshmëri për kalimin e Demarkacionin. Kjo për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës, po kërkon që kjo çështje të hidhet në votim pa raportin e komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi. Kjo është kundërshtuar nga deputetët e AAK-së dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Prandaj, me kërkesë të grupeve parlamentare, seanca u shty për të mërkurën e javës së ardhshme./GazetaExpress/