“Mos prisni për shpëtim”: Ish-stjuardesa tregon se si mund të mbijetoni në një aksident ajror!

E publikuar: 31/01/2018 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithëse aksidentet në aeroplan ndodhin përafërsisht një herë në 1.2 milionë fluturime, është mirë të mendohet për sigurinë tuaj në çdo kohë dhe të bëhet gati.

Dhe në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, është kujdesur stjuardesa e pensionuar, Cheryl Schwartz, e cila ka ndarë disa këshilla se çfarë duhet të bëjnë në rast të një rrëzimi të aeroplanit dhe si t’i rrisim shanset për mbijetesë.

Schwartz punoi për United Airlines dhe tha se udhëtarët, përpara se të gjejnë vendin e tyre, duhet të numërojnë numrin e rreshtave që ata ndajnë në daljen më të afërt emergjente.

Në rast të rrezikut, dukshmëria mund të reduktohet dhe njohuritë në lidhje me këtë mund të përshpejtojnë në masë të madhe procesin e evakuimit.

“Nuk ka rëndësi nëse fluturojnë në të njëjtin tip aeroplani, të gjithë janë thjesht të ndryshëm”, thotë ajo.

Ajo shton se gjithashtu duhet ta dini saktësisht se çfarë do të merrni dhe çfarë të lëni.

“Mbledhja e gjërave që mendoni të merrni me vete mund të marrë shumë kohë. Gjithsesi, nuk ka gjëra për të cilat ia vlen që të vdisni”, thotë ajo.

“Ne kemi 90 sekonda për të evakuuar, qofshin 30 ose 600 pasagjerë. Ne jemi të trajnuar dhe ne e dimë se çfarë të bëjmë, dhe bagazhi juaj i dorës nuk përshtatet në atë plan”, thotë ajo.

Së fundmi, mos prisni për shpëtim, paralajmëron Schwartz.

“Shumica e aksidenteve mund të mbijetohen, por pavarësisht nga aksidentet në të cilat njerëzit kanë mbijetuar, hetuesit ishin në gjendje të gjenin njerëz pa gërvishtje, të cilët qëndruan të qetë ulur në vendet e tyre – të vdekur”, përfundon ajo. /Telegrafi/