Mos përdorni shfletuesin Edge për të shkarkuar Chrome, përndryshe do të infektoheni me maluer

E publikuar: 29/10/2018 02:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shumë njerëz të cilët blejnë një kompjuter Windows 10, shfletuesi i integruar i sistemit operativ shërben vetëm për një qëllim: për të shkarkuar një shfletues alternativ si Google Chrome.


Gjëja a parë që ata bëjnë është të shkruajnë në fushën e adresës togfjalëshin “download Chrome” dhe të klikojnë lidhjen e parë në rezultat e kërkimit të Bing.

Këtë fundjavë përdoruesi i Twitter Gabriel Landau pasi bleu laptopin e tij të ri Windows 10 bëri pikërisht atë që thamë më lart.


Situata me të cilën e ballafaqua doli ndryshe në fakt. Kur shkroi “download Chrome” në fushën e kërkimit të Microsoft Edge, rezultati i parë i kërkimit që i doli ishte nga një domain “GoogleOnline2018.com.”

Kjo faqe lehtësisht mund të manipulojë njerëz e cila është identike me origjinalen përveçse në emërtim. Vetë shkarkimi quhej “ChromeSetup.exe” ashtu siç Google vepron.

Për fat të mirë ai e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte ndërsa u provua ajo që nuk mohohet dot me dështrimin “Bing” ku motori i kërkimit promovon në krye të rezultateve të kërkimit faqe mashtruese.

Ende kjo faqe nuk gënjen dot Google e as Firefox.

Reklama keqdashëse është raportuar tek Bing Ads dhe tashmë është fshirë së bashku me llogarinë që reklamonte. Landau nuk është i vetmi pasur që është hasur me të.

Herët tjera kur dëshironi të shkarkoni një shfletues nga Windows 10, shkruan në Edge Chrome.com ose Mozilla.org dhe mos u mbështesni tek rezultatet e kërkimit. /PCWorld Albanian