Mos liberalizimi i vizave!

E publikuar: 18/12/2015 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Magbule Shkodra

Ështëpër keqardhje deklarimi I zëvendëskryeministrit se për mos liberalizim të vizave qytetarët e Kosovës duhet tëprotestojnë para ndërtesës se BE-së!!!!!

JO,zëvendëskryeministër duhet tëprotestojmë para Qeverisë!

Nëanën tjetër,krye parlamentari shfajësohet duke u munduar të solidarizohet me dëshpërimin e popullit duke thënë se mos t’u japin viza politikanëve por populli të lejohet të udhëtojë pa viza!!!!

Kryeparlamentar,përfundoni hipokrizinë mos luani me ndjenjat e popullit!

Dhe, deklarata me ironike është ajo e kryeministrit se populli mund te jetoj edhe pa viza!!!!

Kryeministër, populli po jeton edhe pa shumë gjëra te tjera bazike mbi jeton edhe pa viza falë keq qeverisjes suaj!

Pra, hipokrizia e tyre nuk ka kufij. Ne vend se te turpërohen dhe te pranojnë dështimin e qeverisjes kanë fytyrë te japin opsione te turpshme. Por kjo është e pritshme nga këta njerëz të pa përgjegjshëm të cilët vazhdojnë infektimin dhe kontaminimin e shtetit me virusin e korrupsionit. Numërimin e dështimeve mund t’a fillojmë në cilin do sektorë. Drejtësi selektive ,shëndetësi e sëmurë dhe e pa shpresë, ekonomi e stagnuar pa mundësi për lëvizje drejt zhvillimit,papunësia ne rritje , arsim i degraduar dhe i politizuar, pensionistë pa shprese për një pleqëri ne suaza te kushteve normale, vazhdimësi e emërimeve dhe politizimeve te bordeve, largim masiv i qytetarëve në fillim te këtij viti , dështimi plotë i politikës së jashtme i kurorëzuar me dështim në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, cenim i integritetit dhe sovranitetit me nënshkrimin e dy marrëveshjet të fundit të cilat po kundërshtohen në vazhdimësi në parlament , nga qytetaret nëpër protesta/manifestime kundërshtim ky i vulosur me anë të peticionit e mbi 200 000 qytetarëve.

Përgjegjës dhe fajtorë për te gjitha dështimet dhe vazhdimin e izolimit te qytetarëve jeni ju pushtet i korruptuar. Mos u mundoni të involvoni opozitën në dështimet e juaja. Opozita po e mbron integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Ështëi pa pranueshëm izolimi i popullit për shkak të kësaj kaste të korruptuar të pushtetarëve. Izolimin e meritoni ju. Mos rrënoni më tutje shpresën e rinisë, ardhmërinë e fëmijëve tanë.

Dorëheqja e juaj do te ishte i vetmi shpëtim për Kosovën!

(Autorja është Kryetare e Forumit te Gruas –AAK dhe anëtare e kryesisë se AAK-se).