Mos i ngacmoni femrat – mund të keni fatin e këtij burri (Video)

E publikuar: 27/08/2015 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua në Indi është hakmarrë me shpulla ndaj burrit që e ka ngacmuar. Videoja e mëposhtme është regjistruar në Luchknow, një qytezë në verilindje të Indisë.
Burri e ka ngacmuar gruan ndërsa ajo flinte brenda oborrit të shtëpisë dhe reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm.

Ajo e ka ndjekur “agresorin”, e ka zënë dhe e ka rrahur, duke e detyruar t’i kërkojë falje, madje ulur në gjunjë.

Për shkak të numrit të madh të përdhunimeve që ndodhin në Indi, aktiviste të grupeve femërore kanë gjetur kundërpërgjigjen fizike dhe poshtërimin në publik si dy mënyra për t’u mbrojtur.

Mos i ngacmoni femrat – mund të keni fatin e këtij burri (Video)

/shekulli/