“Mos i jepni më pije”, shqiptari tenton të vrasë banakierin

E publikuar: 26/05/2015 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banakieri i një restoranti ka refuzuar t’i japë të pijë një 34-vjeçari, pasi kuptoi se ishte i dehur. Por, shqiptari nuk e ka mirëpritur një gjë të tillë, duke marrë thikën dhe sulmuar banakierin.

Pas kësaj, shqiptari ka dalë jashtë ambientit të restorantit duke qëlluar me gurë duke thyer kështu xhamat. Madje, ai qëlloi edhe makinën e banakierit dhe një tjetër makinë të një klienti.

Në momentin që në vendngjarje mbërriti policia, 34-vjeçari tentoi të largohej nga vendngjarja, por pa sukses.

34-vjeçari është cilësuar i rrezikshëm për shoqërinë dhe ai do të mbahet në burg. Kjo pasi më parë, shqiptari është akuzuar për tentativë vrasjeje.