Mos e përdorni aplikacionin e makinës llogaritëse në iOS 11.1

E publikuar: 09/11/2017 03:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zakonisht kanë qenë versionet madhor të iOS të cilat debutonin në Shtator shkaktarët më të mëdha të problemeve për përdoruesit.

Megjithatë problemet e përditësimit të parë madhor në iOS 11 po lënë në hije debutimin e këtij të fundit.

Pasi u raportua se iOS 11.1 shfaq probleme me audion dhe kontrollin e tij si dhe korrigjon automatikisht germën “I” në një germë kapitale “a” apo një karakter të panjohur, tashmë sistemi operativ ka filluar të bëjë llogaritë gabim.

Për shumë përdorues aplikacioni i makinës llogaritëse “Calculator” është aq i ngadaltë saqë nuk i merr të gjitha komandat.

Konkretisht nëse shkruani 1+2+3 përgjigja është 24 dhe jo 6. Kjo sepse aplikacioni funksionon aq ngadalë sa nuk regjistron dot “+” e dytë dhe e lexon sikur të ishte 1+23.

Për ta shmangur këtë duhet të shtypni butonët shumë ngadalë. Shpresojmë që iOS 11.2 do të zgjidhë të gjitha këto probleme irrituese ose të paktën ti zëvendësojë me probleme të reja më pak shqetësuese. /PCWorld Albanian