Morris, rekord i ri në kërcimin me shkop në Diamod League

E publikuar: 10/09/2016 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sarri Morris në kërcimin me shkop ishte ylli i turneut të Diamod League të Brukselit teksa vendosi një rekord të ri të kompeticionit. Amerikania arriti të fitojë garën e saj duke kërcyer 5 metra dhe duke vendosur një rekord të ri në Diamond League në këtë disiplinë. 24-vjecarja u bë femra e dytë në histori pas Yelena Isinbayevës që arrin të kërcejë pesë metra, ndërsa provoi të thyente dhe rekordin botëror me 5 metra e 7 centimetra por pa sukses. Në garën e 100 metrave për femra, medalja e artë e Rio-s, Elaine Thompson e Xhamajkës nuk zhgënjeu duke fituar garën e saj me kohën e 10 sekonda e 74 të qindtat.

Shumë e luftuar ishte gara e 800 metrave për meshkuj ku katër të parët u ndanë nga vetëm 23 të qindtat mes tyre. Polaku Adam Kszczot arriti të renditet i pari, ndërsa keniani Ferguson Cheruiyot Rotich që u rendit i katërti arriti të fitojë renditjen e përgjithshme në Diamond League për këtë garë për herë të parë në karrierë.

Në garën e kërcimit së gjati suksesi shkoi për afrikano-jugorin Luvo Manyonga me 8 metra e 48 centimetra ndërsa fitues i sezonit u shpall francezi La Pierre që garën e fundit e mbylli me 8 metra e 17 centimetra.

Në garën e kërcimit së larti për meshkuj Erik Kynard arriti të fitojë titullin në Diamond League në klasifikimin e përgjithshëm ndërsa në 400 metra për femra, Cassandra Tate regjistroi kohën më të mirë sezonale prej 54 sekonda e 47 të qindtat duke u renditur dhe e para në këtë disiplinë, gjithsesi në renditjen e përgjithshme fituese u shpall Eilidh Doyle, që e mbylli garën në vendin e pestë.