Mori paratë e 16 ndihmave sociale për vete, Prokuroria kërkon paraburgim për puëtorin e Postës

E publikuar: 16/10/2020 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata e Gjilanit që të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh për një punëtor të Postës së Kosovës, i cili kishte përvetësuar 16 ndihma sociale, raporton Express.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari B.M., në cilësinë e zyrtarit në PTK, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit Tetor 2020, ka përvetësuar 16 ndihma sociale, të dedikuara për përfituesit e ndihmave sociale, në vlerë prej 1,700 €.
I dyshuari B.M., me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.