Mori dy kërcënime në Facebook, raporton në Polici

E publikuar: 08/05/2017 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Stacionin Policor Jugu Prishtinë, pala ankuese mashkull ka raportuar rastin, ku sipas tij, në profilin e tij në Facebook ka parë dy mesazhe kërcënuese të cilat i kishin ardhur me datat: 13 dhe 14 prill 2017.

Në konsultim me Prokuroren Kujdestare është iniciuar rasti “kanosje” derisa i njëjti ka kaluar në njësinë e NJHR-së Prishtinë për hetime të mëtejme, transmeton Klan Kosova.