Morena Taraku bëhet tullace

E publikuar: 17/08/2020 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja shqiptare, Morena Taraku, i ka habitur të gjithë me veprimin e fundit.

Fillimisht këngëtarja e ka publikuar një foto me të cilën tregon se i ka shkurtuar flokët e më pas ajo i ka habitur të gjithë me imazhin ku shihet tullace.

Në disa momente Morena po shfaqet edhe me flokë të gjata mirëpo duket se e ka koleksionin e saj të parukeve.

Morena është aktive në llogarinë e saj në Instagram dhe ndiqet nga një numër i madh i njerëzve.