Moratti zbulon fitoren më të bukur dhe humbjen më të hidhur, por edhe pendimin më të madh të transferimeve  

E publikuar: 04/05/2018 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-pronari dhe presidenti i Interit, Massimo Moratti ka zbuluar pendimin e tij më të madh në tregun e transferimeve, fitoren më të bukur, humbjen më të hidhur, por edhe shumë gjëra tjera interesante.

Interi i Morattit u karakterizua nga shpenzime të mëdha gjatë viteve 1990 dhe 2000, me lojtarë si Ronaldo, Christian Vieri dhe Zlatan Ibrahimovic, por 72-vjeçari pranoi se kishte një yll që u largua.

“Lojtari që pendohesh që nuk e ke transferuar? Cantona, por gjithashtu edhe Roberto Mancini”, ka thënë fillimisht Moratti në një ngjarje të klubit italian.

Moratti ka blerë shumë yje gjatë kohës së tij, por ka edhe pendesa për disa (Getty Images)

“Gabimi im? Nuk kujdesem mjaft për mbrojtjen [e Interit]. [Walter] Samueli, në këtë kuptim, kishte qenë një blerje e rëndësishme”.

“Fitorja ime më e bukur? Finalja e Ligës së Kampionëve në Madrid në vitin 2010. Ishte e mrekullueshme”.

Mourinho dhe Moratti pas finales së fituar në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

“Disfata ime më e keqe? Kundër Lazios më 5 maj, 2002. Ishte mjaft zhgënjyese”.

“Komunikimi? Ka shumë rëndësi, më shumë se në ditët e mia”.

“Futbolli gjithmonë ndryshon. Babai im? Unë kurrë nuk do të bëj krahasime me babanë tim”.

“Unë e kam konsideruar gjithmonë një fenomen dhe i kam mësuar aq shumë prej tij”, përfundoi ish-presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/