Moratti president, pasi të blejë aksionet e Thohir

E publikuar: 04/10/2016 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Massimo Moratti është gati të rikthehet në krye të Interit. Ideja për një prapaktheu e 71-vjecarit po bëhet konkrete, madje qëllimi i ish-presidentit zikaltër është të ketë në krah të tij Tronchetti Provera. Sikurse refererojnë mediat italiane, Moratti po mendon që nga një maji i këtij viti që të ketë kuotat e tij në klub, i ndikuar nga blerja e pjesës më më madhe të aksioneve të Erick Thohir nga Zhang Jindong.

Pak ditë më parë Moratti e pranoi publikisht se grupi Suning i ka propozuar që ai të rikthehet në drejtim të Interit, por këtë lëvizje ai dëshiron të bëjë në mënyrën e tij.

Ideja e Morattit është të blejë 31% të aksioneve Erick Thohir të cilat manjati indoneziani do t’i nxjerrë në shitje brenda 30 nëntorit dhe më pas të marrë drejtimin tekniko-sportiv të klubit bashkë me Troncchetti Provera, duke i propozuar Zhang Jindongut, që ka maxhorancën e aksioneve, që të kujdeset për anën ekonomiko-tregtare. Nostalgjikët e Interit e kanë pritur me shumë entuziazëm këtë informacion, por është vetë Moratti që i zhgënjen disi tifozët zikaltër duke u shprehur se në projektet e tij nuk parashikohet një rikthim gjatë muajve të ardhshëm, por duke lënë gjithmonë gjithcka të hapur për një të ardhme më të largët.