Morata: Shqipëria dhe Italia, ndeshjet më të vështira që kemi

E publikuar: 07/09/2016 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alvaro Morata, qendërsulmuesi i kombëtares spanjolle dhe Realit të Madridit, ka deklaruar se ndeshjet në transfertë ndaj Shqipërisë dhe Italisë do të jenë më të vështirat për iberikët.

“Ndeshjet që do të luajmë jashtë ndaj Shqipërisë dhe Italisë janë më të vështirat që kemi në grup dhe duhen fituar me patjetër”, u shpreh Morata në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”.

Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të luhet në datën 9 tetor të këtij viti.

Shqipëria ndodhet në grupin G të eliminatoreve të Botërorit 2018, së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin. Pas ndeshjeve të para të grupit, Shqipëria, Italia dhe Spanja kryesojnë me 3 pikë, pasi fituan respektivisht ndaj Maqedonisë, Izraelit dhe Lihtenshtejnit.