Morata: Mund të jem 9-shi i Spanjës

E publikuar: 27/03/2015 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka thënë se është i gatshëm që ta udhëheqë sulmin e Spanjës, në mungesë të të lënduarit, Diego Costa.

Costa ka zhvilluar vetëm dy ndeshje me kombëtare prej se iu bashkua Chelseat për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme, dhe do të mungojë në ndeshjen kryesore për kualifikime në Euro 2016 kundër Ukrainës.

Ky mund të jetë një rast i mirë për Moratan që të luajë në sulm pas paraqitjeve të mira me Juventusin në Ligën e Kampionëve, dhe ish-sulmuesi i Real Madridit është i gatshëm që të shfrytëzojë rastin e tij.

“Jam i gatshëm për gjithçka. Do të përballem me këtë me qëndrimin më të mirë të mundshëm”, ka thënë fillimisht Morata.

“Ky është futbolli, dhe gjithçka varet nëse topi dëshiron të futet në rrjetë apo jo. Unë mund të luajë më mirë ose më keq, por kurdo që luaj, unë jap gjithçka që kam brenda”.

“Ndoshta ndonjëherë kjo gjë më ka tradhtuar kur kam dashur të dëshmohem shumë dhe shpejt, por tani mendoj se nuk kam nevojë t’i dëshmoj diçka dikujt”, ka shtuar spanjolli.