Morata fotografohet në takim me drejtorin e Juventusit

E publikuar: 23/05/2018 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është fotografuar në qytetit e Milanos me agjentin e tij dhe drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

Një foto është publikuar sot ku shihet lojtari me dyshen.

Morata ishte së bashku me agjentin e tij, Giuseppe Bozzo, dhe drejtorin e Juventusit, Paratici.

Ka pasur shumë shkrime për një kthim të mundshëm të spanjollit në Torino, i cili kaloi dy vitet më të mira të karrierës së tij atje.

Real Madridi aktivizoi në atë kohë klauzolën e tyre të blerjes, por pas një viti  e shiti te Chelsea.

Flitet se Juventusi mund ta forojë Gonzalo Higuain te Chelsea si pjesë të marrëveshjeje.

Në anën tjetër kësaj i shtohet edhe shkuaraja e Maurizio Sarri në Stamford Bridge që mediat e bëjnë si punë të kryer. /Telegrafi/