Moon: një marrëveshje paqeje për çarmatimin bërthamor, e mundshme

E publikuar: 19/04/2018 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, tha sot se dialogu i suksesshëm me Korenë e Veriut varet jo vetëm nga takimi i tij i ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, por gjithashtu nga takimi i planifikuar të zhvillohet më vonë mes Kim-it dhe presidentit amerikan Donald Trump. Takimi me udhëheqësve të të dy Koreve është parashikuar të zhvillohet në 27 prill.

Zoti Moon tha se një marrëveshje paqeje është e mundshme me çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut. Komentet e zotit Moon vijnë pas deklaratave optimiste të bëra dje nga zoti Trump.

Zoti Trump tha gjithashtu se drejtori i tij i CIA-s Mike Pompeo, pati një takim miqësor me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian. Por ai paralajmëroi se nëse bisedimet e tij me Kim Jong Unin nuk do të shkojnë ashtu siç shpreson, ai do të largohej nga takimi.

Zoti Trump ka thënë se takimi mund të ndodhë ndoshta në fillim të qershorit.