Monedhat kriptografike vijojnë me rënie, tregut humbet edhe 6 miliardë dollarë të tjerë

E publikuar: 12/10/2018 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mëse 6 miliardë dollarë në monedha kriptografike u humbën ndërsa vlera e XRP dhe ethereum vijon të shënojë vlera negative.


Vlera totale e monedhave kriptografike ra me 6.72 miliardë dollarë të tjera në 24 orët e fundit sipas të dhënave të CoinMarketCap.com.

Rënia i atribuohet shitjes në masë të monedhave kriptografike që ndodhi ditën e Enjte.


XRP ra nga 39.13 cent në 37.89 cent ndërsa Ethereum ra me 7.4% në 191.07 dollarë.

Monedha më popullore bitcoin arriti të stabilizohej disi në 6,200 dollarë.

Arsyeja e kësaj rënie të shpejtë mbetet e paqartë por tërë tregjet financiare nuk patën një ditë të mirë të Enjten.

Tre monedhat kriptgrafike më popullore – bitcoin, ethereum dhe XRP – janë shumë larg vlerave rekord të vitit të kaluar. /PCWorld Albanian