Monedhat kriptografike humbin terren, Bitcoin bie deri në 11,000 dollarë

E publikuar: 22/12/2017 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vlera e bitcoin ra me 30% ditën e Premte pas një jave paralajmërime nga autoritetet rregullatore dhe problemeve të sigurisë të shfaqura në dy bursa.

Bitcoin ra deri në 11,000 dollarë sipas CoinMarketCap.com, 45% poshtë rekordi të vendosur në fillim të javës.

Monedha kriptografike më e madhe në botë arriti deri në 20,078 dollarë në Hënën pak pas debutimit të kontratave “futures” nga grupi CME.

Bitcoin filloi 2017-ën me një vlerë prej 1,000 dollarësh duke shtuar zërat e një flluske financiare e cila mund të shpërthejë në një mënyrë spektakolare.

Edhe monedhat e tjera dixhitale ranë krahas bitcoin. Ethereum, monedha e dytë më e madhe ra deri në 548 dollarë ndërsa Bitcoin Cash nga 4,200 dollarë në 2,000 dollarë.

E sotmja la në hije thuajse çdo rekord të arritur gjatë këtij muajit pas debutimit të “futures” në CBOE dhe CME.

Gjatë javës Coinbase dhe Bitfinex patën probleme ndërsa bursa Youbit lajmëroi mbylljen e operacioneve pasi humbi 17% të aseteve në një sulm kibernetik.

Autoritetet e Singaporit paralajmëruan qytetarët rreth monedhave kriptografike ndërsa Rusia thuhet se është pranë rregullimi të këtij tregu. /PCWorld Albanian