Monedhat e arta të mbretit britanik me mbishkrimin “Allah”

E publikuar: 20/10/2018 05:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mbret mesjetar në Britani kishte prodhuar monedha të arta me fjalë arabe, mbi të cilat shkruante “Nuk ka Zot përpos Allahut”, shkruan Daily Star.

Mbreti Offa i Mercias kishte sunduar nga vitet 757 deri më 796, dhe gjatë asaj kohe kishte prodhuar monedha të arit përfshirë këtu edhe emrin e tij si dhe deklaratën e besimit Islam, transmeton Telegrafi.

Ai konsiderohej si njëri nga mbretërit më të fuqishëm anglo-sakson, para Alfredit të Madh për faktin se sundimi i tij shtrihej edhe jashtë territorit të Mercias, deri te mbretëria në Kent, Sussex dhe Wessex.

Ky sundues i krishterë bënte tregti nëpër Evropë dhe  Mesdhe, përfshirë këtu Spanjën që asokohe kontrollohej nga myslimanët.  Kurse Dr. Alison Hudson, bashkë-murator i ekspozitës në bibliotekën britanike, ka deklaruar se personi që i kishte bërë këto monedha duket qartë se nuk e kishte kuptuar arabishten. /Telegrafi/