Monedhat dixhitale të bankave qendrore janë e ardhmja, jo monedha kriptografike

E publikuar: 30/10/2017 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Monedhat dixhitale e hedhura në qarkullim nga bankat qendrore do ti bëjnë transaksionet më efikase ndërsa monedhat kriptografike do të shërbejë si një mjet për aktivitete të ndaluara tha ekonomisti Barry Eichengreen.

I pyetur nëse monedha kriptografike si bitcoin dhe ether do të luajnë një rol madhor në ekonominë e vendeve, ai tha: “Aspak.”

“Mendoj se monedhat dixhitale e hedhura në qarkullim nga bankat qendrore kanë një rol për të luajtur në të ardhmen ndryshe nga monedhat kriptografike apo siç quhen ndryshe monedha anonime,” tha Ai.

“Alternativat e para të monedhave dixhitale nga bankat qendrore do ti bëjnë transaksionet më efikase. Monedha kriptografike janë një mjet për pastrimin e parave, evanzionin fiskal dhe aktivitete të ndaluara.”

Monedhat kriptografike janë vendosur në qendër të sulmeve të shumë ekonomistëve, rregullatorëve e ekzekutivëve të bankave në javët e fundit.

Ekonomisti i Harvardit Kenneth Rogoff bëri një parashikim se çmimi i bitcoin do të binte në kolaps ndërsa presioni i qeverive të vendeve rritet.

Muajin e kaluar rregullatorët Kinezë ndërmorën masa për të parandaluar ICO-të të cilat përdoren për të ngritur fonde duke dhënë në këmbim monedha të reja virtuale.

Menjëherë pas masave në Kinë, monedha virtuale dhe vlera e tyre mori një goditje. Shefi ekzekutiv i JPMorgan Chase Jamie Dimon gjithashtu e quajti bitcoin një mashtrim dhe një ditë do të shpërthejë sipas tij. /CIO Albanian