Monedha virtuale e një miniere e cila furnizohet nga era me energji financon kërkimet në ndryshimin e klimës

E publikuar: 14/10/2017 03:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke qenë se Toka është e vetmja shtëpi që kemi, ndryshimi i klimës është një çështje e cila duhet të merret shumë seriozisht përpara se të jetë tepër vonë.

Kërkimet në këtë fushë janë shtuar, por nga të gjendet financimi për të mbështetur hulumtimet e tjera në të ardhmen?

Një artist i ka dhënë përgjigje kësaj pyetjeje: duke përdorur erën për të prodhuar monedha virtuale dhe paguar për të.

Është interesante sepse sa më tepër të keqësohet situata, aq më shumë shtohet financimi për të mbështetur kërkimet në këtë drejtim.

Projekti i ashtuquajtur “Harvest” përdor një turbinë ere me fuqi 700 vat e cila lidhet me një tripod në një zonë ku era nuk pushon kurrë.

Energjia e akumuluar ngarko dy bateri 12 volt secilën prej tyre më vete. Energjia e ruajtur në këto bateri përdoret për të “gërmuar” monedha virtuale me një harduer me sistem ftohjeje prej ajri dhe lëngu.

Lidhur me një USB me kapacitet 4GB, ky sistem prodhon monedha virtual ZCash duke përdorur një kartë grafike me fuqi të madhe.

Në vend që ky sistem të gërmojë i vetëm një monedhë të caktuar virtual, ai ndaj fuqinë e tij kompjuterike mbi një rrjet shpërblimet e të cilit jepen më pas nisur nga sasia e monedhave të gërmuara.

Ndërkohë që Harvest vijon të prodhojë monedha virtuale, një sensor Moti dhe një kamër IP monitorojnë kushtet atmosferike për të parë nëse shpejtësia e erës bie poshtë minimumit.

Nëse po, atëherë gërmimi ndalohet në mënyrë që bateritë të mos shkarkohen më shpejtë sesa ngarkohen. Sapo fuqia e duhur e erës të rikthehet, sistemi rifillon aktivitetin.

Ideja e një sistemi të tillë daton që nga 2013-ta kur artisti Julian Oliver mësoi se kostoja e operimit të një miniere monedha virtuale do të rritej jashtëzakonisht shumë nga faturat e energjisë.

Kështu ai filloi të kërkonte alternativa të tjera energjie dhe valë vendodhjes së tij në Evropën Veriore (Suedia), era ishte një opsion i volitshëm. /PCWorld Albanian