Monchi: Di Francesco nuk është në rrezik për t’u shkarkuar

E publikuar: 18/12/2018 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka siguruar tifozët se trajneri Eusebio Di Francesco do të vazhdojë të jetë pjesë e tyre përkundër rezultateve jo të mira këtë sezon.

Skuadra nga kryeqyteti italian kaloi pa ndonjë problem grupin në Ligën e Kampionëve, por në Serie A nuk po arrin të gjejë assesi ecurinë e mirë.

“A është ai në rrezik? Askush nuk është”, ka thënë Monchi për Calciomercato.com pas takimit në Boston me presidentin James Pallotta.

“Nuk e kam ndryshuar mendjen për trajnerin. Nuk më takon mua të them nëse ai është i qetë apo jo”.

“E di vetëm që ne do të vazhdojmë me atë. Nuk e ndryshoj mendjen për njerëzit”, ka shtuar Monchi.

Aktualisht Roma në Serie A renditet në vendin e shtatë me 24 pikë, kurse në fazën e parë të eliminimit direkt në LK do të luajë ndaj Portos.

Fitorja e fundit e romakëve në kampionatin elitar italian ishte ajo  ndaj Genoas 3-2, kurse ne xhiron tjetër do të përballen me Juven. /Telegrafi/