Monchengladbach tallet me kartonin e kuq të Keitas, ironizojnë me rastin e Manes (Foto/Video)

E publikuar: 17/09/2017 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

RB Leipzig barazoi me Borussia Monchengladbach me rezultat 2-2 në Bundesliga.

Por, vendasit ishim me një lojtar më pak nga minuta e 83-të pasi Naby Keita u largua me karton të kuq.

Mesfushori ngriti këmbën lartë dhe kështu goditi në fytyrë lojtarin kundërshtarë Christoph Kramer.

Menjëherë pas kësaj reagoi faqja e Monchengladbach në Twitter duke njoftuar tifozët për kartonin e kuq, por statusi menjëherë u pëlqye shumë nga tifozët pasi ironizuan me rastin e njëjtë që kishte Sadio Mane ndaj Manchester Cityt.

KARTON I KUQ! Naby Keita u përjashtua për ngritje të lartë të këmbës në fytyrën e Kramer, stili Sadio Mane”, shkruan Borussia.

Duket se Mane dhe Keita do jenë dyshe e frikshme për kundërshtarë në fushë. /Telegrafi/