Monako ka princër dhe princesha, por jo mbretër dhe mbretëresha – pse vallë?

E publikuar: 16/09/2017 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albert ka më shumë përgjegjësi se çdo monark tjetër, ai mund të jetë pasardhësi i dinastisë më të vjetër në Evropë (700 vite), por ai nuk mban titullin më të lartë: Mbret.

Por sigurisht për këtë nuk e ka fajin ai por Monako. I Ati i tij, Rainier, ishte gjithashtu një Princ, dhe nëna e tij, Grace Kelly, ishte gjithashtu një Princeshë dhe kurrë një Mbretëreshë.

E njëjta gjë me gjyshin dhe gjyshen e tij, dhe me stërgjyshin dhe stërgjyshen e tij… Besoj e kuptuat.

Po pse Monako, ndryshe nga Britania, Japonia, Norvegjia, Suedi. Danimarka dhe një sërë vendesh të tjera, nuk ka Mbret e Mbretëreshë por vetëm Princër dhe Princesha?

Për këtë duhet të futemi në historinë e thellë të Monakos, transmetin ikub.al. Monako ka qenë gjithmonë një vend i vogël, dhe për tu mbrojtur ajo gjithmonë e ka lidhur veten e saj me vende të tjera të mëdha dhe të fuqishme, me ligje gjithashtu të fuqishme që kishin në krye të tyre një Mbret ose Mbretëreshë.

Prandaj ligjvënësit e Monakos ndërtuan gjithçka për të qenë Princër dhe Princesha, duke e kthyer vendin e tyre në një vend që mund të qeveriset vetëm prej tyre.

Dhe pse Monako sfidoi pjesën më të madhe të Evropës, titulli ngeli.