Monumenti që mungon!

09.07.2020 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Monumenti që mungon!

Monumentet e një vendi janë kujtesa historike e tij. Çdo vend përmban në brendinë e tij një histori. E takojmë historinë përmes monumenteve dhe ndërgjegjësohemi për çka trashëguam nga figurat e gdhendura në to.Vetëm duke njohur historikun e trashëgimisë mund t’i çmojmë vlerat e saj dhe t’i trashëgojmë këto vlera tek brezat që do të vijnë.

Monumentet ngrihen për të përjetësuar kujtimin e ngjarjeve historike në një vend apo të një figure të shquar që ka pasur ndikim në zhvillimin e vendit.Nuk ka rëndësi përmasa e një monumenti sa ka rëndësi ekzistenca e këtij të fundit. Në shoqërinë tonë ka monumente që ekzistojnë sikundër ka edhe monumente që mungojnë.Një prej monumenteve që mungojnë është edhe monumenti i Idriz Seferit në grykën e Kaçanikut.Ç’domethënie mbart figura e Idriz Seferit?Figura e Idriz Seferit mbart mbi vete simbolin e bashkimit të trojeve shqiptare.

Të dhënat historike dëftejnë se ai lindi në vitin 1847 në fshatin Sefer të krahinës së Karadakut dhe vdiq në 25 mars të vitit 1927. U rrit në një familje me tradita patriotike dhe ishte udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare. Që në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane.Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të asaj të Pejës. Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1916 dhe u shqua për aftësitë luftarake, si strateg popullor në betejën e Kaçanikut, si edhe në betejat e Karadakut (Drenogllavës) e të Moraves. U dallua si një ndër udhëheqësit kryesorë edhe në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane të 1912 në Kosovë, mori pjesë në çlirimin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Preshevës e Ferizajt.

Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serbornëdhenj në rajonet e Bujanovcit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut.Udhëhoqi çetat kosovare në luftë kundër zgjedhës serbomadhe në, vitet 1913-1915 dhe kundër pushtuesve bullgarë në vitet 1916-1918. Vazhdoi luftën për çlirimin kombëtar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi deri në fund të jetës së tij.Emri i Idriz Seferit është një monument në vetvete dhe gryka e Kaçanikut është një nga hapësirat historike që përfaqëson ky emër.Fondacioni që mban emrin e “ Idriz Seferit” dhe që drejtohet nga Prof. Sabri Kadriu ka paraqitur pranë komunës së Kaçanikut kërkesën për ngritjen e monumentit të Idriz Seferit në Grykën e Kaçanikut.

Kuvendi komunal ka shprehur mbështetjen e tij për këtë nismë.Fondacioni “ Idriz Seferi” do të zhvillojë aktivitetin e tij në mbledhjen e fondeve për të ngritur monumentin e munguar të Idriz Seferit në Grykën e Kaçanikut.Në Grykën e Kaçanikut mungon një monument. Ka ardhur koha t’i shlyejmë borxhin historise.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kë do ta ndrit Dritani?

Kë do ta ndrit Dritani?

Formimi i UÇK-së

Formimi i UÇK-së

Rutina institucionale, apo ndryshimi i qeverisjes në vend

Rutina institucionale, apo ndryshimi i qeverisjes në vend

Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Nëno unë vdiqa!

Nëno unë vdiqa!

Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

Kosova ka nevojë për patriotizëm ndryshe

Kosova ka nevojë për patriotizëm ndryshe

Zanafilla e miqësisë Shqiptaro Amerikane

Zanafilla e miqësisë Shqiptaro Amerikane

Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Katrahura profesionale në Kosovë

Katrahura profesionale në Kosovë

Monumenti që mungon!

Monumenti që mungon!

Nuk mund të burgoset liria…

Nuk mund të burgoset liria…

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi