Momenti kur xhihadisti qan para se të kryejë sulmin vetëvrasës (Video)

E publikuar: 23/09/2015 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një ushtar i ri nga Uzbekistani fillon të qaj pasi u urdhërua të realizojë një mision vetëvrasës.

Jafar al-Tayyar u regjistrua teksa filloi të qante para se të dërgohej drejt vdekjes së tij në Siri, shkruan Dailymail.

Në video ai shihet se si po ngushëllohet nga ushtarët tjerë vetëm disa momente para se ai të filloj sulmet në qytetin shiit në provincën Idlib – një fortesë e regjimit të Asadit.

Njëri nga militantët dëgjohej teksa i thoshte “Jafar, vëllau im, mos u frikëso. Kur të frikësohesh, kujtoje Allahun”, transmeton lajmi.net.

Ushtari ia kthehu “Frikësohem se do të dështojë”.
Në filmimet e mëvonshme shihet shpërthimi i bombës vetëvrasëse të ushtarit të ri që qante para se të fillonte misionin.

https://youtu.be/koLhjKa2Ras