Momenti kur u vra Ermal Kamberaj (Foto +18)

E publikuar: 08/05/2017 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngjarja tragjike e mbrëmjes së 5 majit në Mitrovicë, tronditi tërë qytetarët e Kosovës. Ermal Kamberaj, i riu 24-vjeç u vra në vendin e tij të punës, ku punonte si kamerier për të mbajtur veten dhe për të ndihmuar familjen e tij.

Një lexues i Periskopit ka dërguar fotografi në momentin kur është vrarë Kamberaj.

Kujdes: PAMJE TË RËNDA

Ermali, u varros të dielën pasdite. Në varrim kanë marrë pjesë një numër shumë i madh i qytetarëve.

Kjo vrasje,  nxiti një reagim qytetar të mitrovicasve.

Kështu, Shoqëria Civile organizoi një marsh protestues. Në të u dënua vrasja e Ermalit dhe u kërkua sundimi i ligjit, hapa efikas në parandalimin e dhunës dhe dukurive negative që rrezikojnë jetët e qytetarëve.