Momenti kur Trump harron të nënshkruaj vendimin e ri për shëndetësi, edhe pse kishte ftuar kabinetin dhe mediat për ta ndjekur këtë moment (Video)

E publikuar: 13/10/2017 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump për pak sa nuk harroi të nënshkruaj vendimin e tij të ri për shëndetësinë, që Barack Obama kishte punuar shumë për ta realizuar programin e njohur ndryshe si “Obamacare”, shkruan Independent.

Në dhomën Roosvelt në Shtëpinë e Bardhë i pari i shtetit më të fuqishëm në botë, kishte mbledhur kabinetin e tij dhe mediat për të ndjekur nga afër ceremoninë e nënshkrimit, transmeton Telegrafi.

Por, pas falënderimeve për pjesëmarrje, ai niset në drejtim të derës për të dalë nga dhoma, duke harruar të bëjë atë për çka edhe ishin mbledhur – të nënshkruaj dokumentin.

Ishte pikërisht zëvendëspresidenti Mike Pence, që e kapi për krahu duke ia rikujtuar se duhet ta nënshkruaj dokumentin me qëllim që vendimi i tij më i ri të hyj në fuqi. /Telegrafi/