Momenti kur pronari braktis qenin, por ai insiston të shkojë pas tij (Video)

E publikuar: 08/02/2019 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti prekës kur një qen ndjek makinën e pronarit të tij, pasi u braktis nga ai në një liqen në Kaliforni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një burrë të paidentifikuar që po e hedh qenin e zi në një rrugë nga liqeni Ming në Bakersfield, ndërsa kafsha e hutuar përpiqet të luajë me të.

Kur qeni refuzon të largohet nga ai, burri kthehet në makinën e tij dhe vendoset pas timonit.

Kafsha vë putrat e saj në derën anësore të shoferit, duke u përpjekur të hyjë, por pronari i saj e “refuzon” dhe largohet nga aty.

Pamjet tregojnë se kafsha e varfër e braktisur po vrapon pas pronarit të tij dhe rrezikon të goditet nga një veturë që vjen. /Telegrafi/