Momenti kur Pique i kërkoi tifozëve në Camp Nou të ndalojnë fyerjet për Ramosin

E publikuar: 29/10/2018 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Momenti kur Pique i kërkoi tifozëve në Camp Nou të ndalojnë fyerjet për Ramosin

Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit është shumë i madh, si në fushë edhe jashtë saj.

Tek dy skuadrat ka lojtarë që janë të padëshirueshëm te tifozeria kundërshtare.

Një nga ata është kapiteni i Los Blanocs, Sergio Ramos, i cili urrehet nga tifozët e Barçës, kjo pasi në të kaluarën spanjolli nuk ka kursyer komentet jo të mirë për katalunasit.

Foto: MARCA

Kështu në El Clasicon e së dielës tifozët vendas në Camp Nou për gjatë një momenti filluar korin: “Sergio Ramos, biri i bushtrës“.

Por, kjo nuk i pëlqeu Gerard Piques, i cili me anë të një gjesti i kërkoi tifozëve të tij të ndalin fyerjet.

Foto: MARCA

Gjesti i mbrojtësit të Barcelonës u prit mirë nga tifozët në rrjetet sociale.

Pique ishte një nga më të mirët në këtë El Clasico, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Ramosin. /Telegrafi/