Momenti kur një pastor futet në kishë duke “fluturuar”(Video)

E publikuar: 27/11/2018 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një hyrje spekatkolare thuhet të ketë ndodhur nga një pastor i një kishe në Mississippi, SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Brown Baptist Church në Southaven, Mississippi.

Në një hyjre dramatike, e cila sipas medaive me sa duket është bërë për të ilustruar natyrën e papritur të ardhjes së dytë të Jezu Krishtit, pastori hyri duke predikuar në një mikrofon.

“A jeni gati për kthimin e tij?” citohet të ketë thënën ai gjatë udhëtimit të tij në ajër, duke shkaktuar qeshje dhe shpërndarë duartrokitje nga njerëzit në karriget poshtë. /Telegrafi/