Momenti kur Mërgim Mavraj bëri krenarë të gjithë shqiptarët

E publikuar: 26/05/2016 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mërgim Mavraj pa dyshim se është shndërruar në personazhin kryesor të ditëve të fundit.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare në përgatitjet e ekipit kombëtar është parë me fanellë tjetër pa logo të Birra Peja, kompani që ai ka refuzuar t’a reklamojë për shkak të prodhimit të pijeve alkoolike dhe bindjeve të tij fetare të cilat bijnë në kundërshtim me këtë.

Për këtë, Mavraj është kritikuar shumë, por edhe është përkrahur në një debat të gjerë, prej të cilit edhe ai vet nuk ka qëndruar indiferent.

Vet mbrojtësi kosovar që luan për Shqipërinë ka qenë njëri prej njerëzve kryesorë se pse Shqipëria sot luan në Euro 2016.

Roli i tij i madh dhe dashuria për vendin u vërejt sidomos kur midis Beogradit ka mbrojtur bashklojtarët dhe shpartalloi çetnikët terroristë serb që hynë në fushë për të rrahur lojtarët.

E sigurisht se fotoja më poshtë, do të mbetet gjithmonë në histori si një prej momenteve më krenare për shqiptarët.