Momenti kur lojtari i Atleticos ia theu hundën Ramosit, Zidane nuk e di nëse kapiteni do të luajë ndaj Apoelit (Video)

E publikuar: 19/11/2017 02:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derbi i parë i Madridit mes Atleticos dhe Real në stadiumin Wanda Metropolitano përfundoi me rezultat 0-0.

Por, kjo nuk ishte aspak një eksperiencë e këndshme për Sergio Ramosin, i cili u detyra të lë fushën në minutën e 35-të.

E gjitha kjo pasi gjatë një krosimi në zonë nga Casemiro, spanjolli tentoi të gjuajë me kokë, por ai u godit fuqishëm në hundë nga lojtari kundërshtar, Lucas Hernandez.

Kapiteni menjëherë u mjekua nga mjekët e skuadrës, kur ata ia ndaluan gjakderdhjen me pambuk, duke shpresuar se kjo ishte kalimtare. Ramos nuk arriti të vazhdojë lojën pasi hunda e tij ishte e thyer dhe në pjesën e dytë në vend të tij u inkuadrua Nacho.

Mbrojtësi spanjoll është në rrezik për të luajtur ndeshjen ndaj APOEL-it në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes trajneri Zinedine Zidane e konfirmoi lëndimin dhe tha se nuk e di për sa kohë do të jashtë lojtari. /Telegrafi/