Momenti kur Herrera pështyn logon e Cityt në pushimin e pjesës së parë

E publikuar: 08/04/2018 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester Unitedi fitoi ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-3 me një rikthim që pak kush e ka pritur, përfshirë edhe mesfushorin e Djajve të Kuq, Ander Herrera.

Ylli spanjoll i nervozuar se skuadra e tij ishte duke humbur 2-0 në pjesën e parë dhe gjatë futjes në tunelin e stadiumit për të shkuar në zhveshtore ka bërë një gjest jo të mirë.

Ai duket se e pështyn me qëllim logon e Man Cityt të vendosur në tokë para tunelit.

Dhe normalisht që kjo ka shkaktuar një debat të madh mes tifozëve në rrjetet sociale.

Ander Herrera duke festuar fitoren ndaj Man Cityt në Etihad (Foto: Getty Images)

Tifozët vendas kanë kërkuar nga Federata e Futbollit të Anglisë që të hetojnë rastin për të shikuar se a ishte me qëllim, apo jo.

Pasi të shikoni videon e më poshtme, iu mbetet juve ta vlerësoni se a ishte apo jo më qëllim.

Vlen të theksohet se Herrera ishte asistues te goli i parë i Paul Pogbas në pjesën e dytë të derbit. /Telegrafi/